Komenti i Arrigo Sakit: Duhet merkato e karakterit, Milani të mos marrë trajnerë të huaj

by admin
Spread the love

Në futboll, siç e dimë, mirënjohja nuk ekziston dhe kështu në të ardhmen nuk do të mbetet askush nga ai grup që fitoi titullin nëse ndodh që Pioli të largohet. Milani, sipas renditjes aktuale, është i dyti: jo tamam një pozicion negativ. Për më tepër, drejtimi i një ekipi plot me të huaj në Itali është shumë i ndërlikuar.

Për këtë arsye them se, pasi të kemi arritur këtë pikë, të gjithë në Milan duhet të shikojnë brenda vetes dhe të bëjnë një analizë të mirë të ndërgjegjes: drejtuesit, trajneri, lojtarët. Është shumë e lehtë të heqësh trajnerin – zakonisht është gjëja e parë që u vjen në mendje pronarëve. Ai, siç i ndodh kujtdo, sigurisht që ka bërë gabime, skuadra nuk ka qenë e vazhdueshme, ka pasur shumë ulje-ngritje, por kush do ta zëvendësojë? Ançeloti, Guardiola apo Klop? Më duket se asnjëri syresh, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm përpara se të ndërmarrim një ndryshim rrënjësor.

Emri i Lopetegit po përmendet. Nuk e njoh shumë mirë, e kam ndjekur kur drejtonte Spanjën, gjatë përvojës së tij të shkurtër te Reali i Madridit dhe kur (me sukses) drejtoi Seviljen. Megjithatë, dua t’ju kujtoj se trajnerët e huaj, kohët e fundit, pothuajse kurrë nuk kanë magjepsur në Itali. I këshilloj drejtuesit e klubeve të mos bëjnë si trajnerë, sepse nuk janë dhe se nuk duhet të zgjedhin lojtarët për t’ia dorëzuar trajnerit. Do të ishte një gabim shumë i rëndë. Trajneri duhet të zgjedhë me cilët do të duhet të punojë, bazuar në cilësitë e tyre teknike dhe mbi të gjitha tek karakteri. Përndryshe do të vijojë një ndjekje e suksesit përmes metodës së gabuar. Qartësia e marrëdhënieve e roleve dhe respekti për to, brenda një klubi futbolli si dhe një kompanie, janë thelbësore për arritjen e rezultateve të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

You may also like