Komentet skandaloze të zëvendës ambasadorit në Prishtinë, Bujar Osmani: Është larguar nga detyra, është tashmë në Shkup

by admin
Spread the love

Komentet skandaloze të zv ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Toni Petrovski-Gustav, të shprehura në rrjetet sociale janë sanksionuar nga MPJ. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në emisionin Argument theksoi se ndaj zv ambasadorit në fjalë janë ndërmarë masa adekuate dhe i njejti është larguar nga detyra.

Reagimet e tij kanë qenë skandaloze, është liruar nga detyra dhe ai veçmë është në Shkup”, tha Osmani.

Toni Petrovski-Gustav, zv ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ditë më parë kishte shprehur ofendime për shtetin fqinj. Ofendimet ndaj Kosovës i ka paraqitur me një qasje indirekte, duke i paraqitur si pikëpamje të djalit të tij 13 vjeçar, David Petrovski.

You may also like