KOMENT – Scholz: Kryengritja e RDGJ-së në 1953 ngjarje krenare në historinë e lirisë

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari Olaf Scholz ka vlerësuar kryengritjen popullore në ish-Gjermaninë Lindore më 17 qershor 1953 si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më krenare në historinë e lirisë së kombit.

”Në atë kohë, dukej sikur kryengritja do të ishte e kotë”, tha politikani socialdemokrat (SPD) të shtunën në përkujtimin në Berlin të viktimave të shtypjes në shtetin komunist tashmë të zhdukur.

“Por, ato sakrifica nuk ishin të kota, këtë e shohim më qartë sot”, shtoi ai.

”Gjatë revolucionit paqësor në Gjermaninë Lindore në vitin 1989, u realizua vizioni i madh i lirisë dhe vetëvendosjes”, shtoi Scholz.

”Demonstruesit e vitit 1989 nuk iu referuan paraardhësve të tyre në vitin 1953, sepse ata kishin ditur pak për ta”, tha ai, duke iu referuar lëvizjes së mëvonshme që përfundimisht do të çonte në rënien e regjimit të Gjermanisë Lindore.

”Megjithatë, kishte një vijë të drejtpërdrejtë lidhëse midis dy ngjarjeve”, theksoi Scholz.

Scholz përkujtoi ngjarjet së bashku me presidentin Frank-Walter Steinmeier, me  Barbel Bas, i cili është president i Dhomës së Ulët të parlamentit, ose Bundestag, me Peter Tschentscher, i cili është president i Dhomës së Lartë, ose Bundesrat, me kryebashkiakun e  Berlinit, Kai Wegner dhe me të tjerë.

Ata u mblodhën në varrezat ”Seestraße” të Berlinit në ish-pjesën perëndimore të qytetit, ku janë varrosur disa viktima të kryengritjes popullore.

Në total, rreth një milion gjermanë dolën në rrugë më 17 qershor 1953, në 700 vende në atë që atëherë ishte Gjermania Lindore.

Ata demonstruan kundër kushteve të rrepta të punës, por edhe për më shumë prosperitet, zgjedhje të lira dhe fund të ndarjes së Gjermanisë.

Forcat okupatore sovjetike, së bashku me autoritetet e Gjermanisë Lindore, i shuan protestat.

Të paktën 55 persona u vranë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like