KOMENT – Mes kërcënimeve të drejtpërdrejta të Rusisë, NATO përballet me një botë në ndryshim

by admin
Spread the love

MADRID, 30 qershor /ATSH-DPA/- NATO po përshtatet me një botë në ndryshim, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden në ditën e fundit të samitit të liderëve të aleancës, në Madrid.

“Kërcënimet e drejtpërdrejta … Rusia paraqet për Evropën dhe sfidat sistematike që Kina paraqet ndaj një rendi botëror të bazuar në rregulla po e nxisin këtë ndryshim”, tha Biden në një konferencë për shtyp.

Udhëheqësit e Aleancës ranë dakord të ftojnë Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me NATO-n në tre ditët e bisedimeve në kryeqytetin spanjoll pas disa javësh kundërshtimi nga Turqia.

NATO vendosi gjithashtu të rrisë deri në 300 000 trupat në gatishmëri të lartë, për të përforcuar mbrojtjen në Evropën Lindore dhe miratoi një doktrinë të re sigurie që e cilëson Rusinë një kërcënim dhe i shpall politikat shtrënguese të Kinës si një sfidë ndaj interesave, sigurisë dhe vlerave të NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenebrg tha gjithashtu se aleanca ra dakord për një rritje të konsiderueshme në buxhetin e përbashkët të financuar të NATO-s për vitin 2030.

NATO tha se buxheti përfshinte 20 miliardë euro shtesë (21 miliardë dollarë) për shpenzime të përbashkëta deri në vitin 2030, një rritje vjetore e madhe në buxhetet e aleancës.

Aleanca i bëri publike shpenzimet në samitin e liderëve në Madrid.Parisi ka kundërshtuar prej kohësh rritjen e shpenzimeve duke mbështetur investimin vetëm mbi bazën se detajet nuk do të komunikoheshin deri në një moment tjetër.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ndërkohë theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit të hapura me presidentin rus Putin, pavarësisht kritikave për praktikën.

Duke njoftuar një paketë tjetër me armatime për Ukrainën me vlerë mbi 800 milionë dollarë (765 milionë euro), Biden tha se SHBA-ja do të qëndronte në krah të Ukrainës dhe e gjithë aleanca do të qëndrojë me Ukrainën, për aq kohë sa duhet për t’u siguruar që ata të mos mposhten nga Rusia.

Biden rikonfirmoi gjithashtu në Madrid se SHBA-ja do të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, duke përmendur si shembull selinë e re të përhershme të korpusit të Ushtrisë së Pestë të SHBA në Poloni.

Në ditën e fundit të samitit të liderëve kushtuar kërcënimit të terrorizmit, liderët trajtuan gjithashtu çështjen e investimeve të mbrojtjes.

Kryeministri britanik, Boris Johnson u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2030.

“Rritja e shpenzimeve është e nevojshme pasi objektivi i mëparshëm prej 2% është i “një epokë tjetër” para luftës ruse në Ukrainë”, tha Johnson në një konferencë për shtyp.

Biden veçoi planin 100 miliardë euro të Gjermanisë për të rritur shpenzimet si pjesë e rritjes së investimeve në mbrojtje të disa aleatëve. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like