Koment live Teuta-Erzeni 0-0: Starton derbi në Rrogozhinë

by admin
Spread the love

Teuta-Erzeni 0-0

9’ Teuta vazhdon të shfaqet rrezikshëm në portën e Erzenit, Gruda godet me kokë pas një goditje këndi por topi përfundon jashtë

7’ Idrizaj finalizon një aksion të gjatë të Teutës, por goditja e tij është e gabuar, shumë larg portës së Xhikës

4’ Minuta të qeta në Rrogozhinë. Teuta mundohet që të zotërojë topin dhe të diktojë lojën, por pa arritur që të vendosë në vështirësi mbrojtjen shijakase

1’ Starton ndeshja në Rrogozhinë

Teuta dhe Erzeni do të masin forcat në një derbi të pazakontë në Rrogozhinë, në një sfidë që vlen më shumë se tre pikë. Durrsakët po kalojnë një moment të vështirë dhe si pasojë e rezultateve negative të këtyre javëve qëndrojnë në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Të frymëzuar nga barazimi në Ballsh javën e kaluar, “djemtë e detit” synojnë tre pikë jetike në derbin kundër Erzenit. Shijakasit nisën sezonin në mënyrë të shkëlqyer, por kanë ulur disi ritmin në këto javët e fundit të kampionatit. Djemtë e Kapllanit synojnë pikë me peshë në derbi, që të ngjiten akoma më lart në tabelën e klasifikimit.

Formacionet zyrtare:

You may also like