Koment live Laçi-Kukësi 0-1: Barbosa kalon miqtë në avantazh

by admin
Spread the love

Laçi-Kukësi 0-1 (Barbosa 19’)

40’ Mundësi e mirë për Kukësin. Haxhiu finalizon një aksion të gjatë, por goditja e tij nga distanca është e pasaktë

38’ Laçi është më kërkues në këto minuta, por nuk arrin që të çajë mbrojtjen kuksiane

33’ Manellari provon nga distanca për Laçin, por gjuajtja e tij është e pasaktë

30’ Kukësi luan më mirë dhe sulmon duke kërkuar golin e sigurisë. Vendasit nuk arrijnë që të shfaqen rrezikshëm, pasi djemtë e Dobit mbrohen shumë mirë

25’ Laçi duket se është shokuar nga goli i pësuar dhe nuk arrin që të reagojë. Kukësi luan më mirë dhe mundohet që të shfrytëzojë avantazhin

19’ GOOOOOOOOOOL Barbosa kalon miqtë në avantazh. Rrezikon edhe Kukësi. Provon Berisha nga distanca, por Dajsinani devijon në korne. Në aksionin pasardhës miqtë shënojnë me Barbozën, që dërgon topin në rrjetë pas një goditje me kokë

18’ Mundësi e mirë për Laçin. Spahiu merr një pasim të saktë në zonë nga Bajramaj, por goditja e tij devijohet në korne

13’ Minuta të mira për Kukësin, që dominon lojën dhe e ka shpërngulur në gjysmëfushën e Laçit, por sërish mungojnë rastet e pastra për shënim

8’ Kukësi fiton një tjetër goditje këndi, kroson kapiteni Taipi, por largon mbrojtja kurbinase

5’ Mundësi e mirë për Laçin. Adeleke shkëputet vetëm në zonë, por nuk arrin që të zotërojë topin siç duhet

2’ Kukësi e nis në sulm dhe fiton goditjen e parë nga këndi të sfidës. Miqtë këmbëngulin dhe fitojnë edhe një tjetër këndore, por nuk arrijnë të rrezikojnë portën e Dajsinanit

1’ Nis ndeshja në Laç

Ka nisur me një minutë heshtje sfida mes dy skuadrave në respekt të vëllait të presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici, që ka humbur jetën pak ditë më parë.

Pas katër humbjeve radhazi në kampionat, Laçi kërkon kthesën e madhe në sfidën e sotme kundër Kukësit. Edhe miqtë nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, pasi bashkë me Teutën janë skuadrat e vetme që nuk kanë fituar asnjë ndeshje këtë sezon.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Cucin, Turkaj, Velkovski, Ziko, Manellari, Peterman, Adeleke, Bajramaj, Mazrekaj, Spahiu. Trajner: Dejan Vukiçeviç

Kukësi: Tafas, Ilieski, Pereira, Ebert,Haxhiu, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Ndreca, Berisha, Giasi, Barbosa. Trajner: Enkelejd Dobi

You may also like