KOMENT – Erërat e luftës djegin 201 miliardë euro

by admin
Spread the love

ROMË, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Dita e parë e javës rezultoi shumë e rëndë për të gjitha bursat evropiane, të përfshira nga rreziqet e luftës në kufirin Rusi-Ukrainë.

Indeksi Stoxx 600, i cili përfshin 600 aksionet më të mëdha të Kontinentit të Vjetër, humbi në fund të ditës 1,9%, që përkthehet në 201 miliardë kapitalizim të djegur në një seancë të vetme.

Në Piazza Affari indeksi Ftse Mib, pasi preku 4% rënie gjatë seancës, u mbyll me 2,04% në 26,415 pikë.

Tregjet e aksioneve të Kontinentit të Vjetër ishin të gjitha në terren qartësisht negativ.

Bursa e Madridit përfundoi me rënie 2,5%, ajo e Parisit me 2,2% dhe Frankfurti me dy pikë përqindjeje.

Si bursa e Amsterdamit ashtu edhe ajo e Londrës u ulën me 1,7% në fund të ditës, me Moskën që lëvizi në ulje midis 3 dhe 2% në indekse të ndryshme.

Nafta u mbyll me rritje në Nju Jork, ku çmimet u rritën me 2,53% në 95,46 dollarë për fuçi.

WTI rishikon 95 dollarë për herë të parë që nga viti 2014.

Rënie neto për bursat aziatike.

Erërat e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe tensionet me SHBA rënduan në listat që shënuan rënien më të keqe në dy javët e fundit.

Me fërkimet gjeopolitike, vëmendja përqendrohet tek çmimi i gazit dhe naftës. Në SHBA, WTI arriti në 95 dollarë për fuçi, më e larta që nga shtatori 2014, ndërsa në Londër çmimi Brent arriti në 95,66 dollarë.

Bursa e Tokios ra ndjeshëm (-2.23%). Edhe ajo e Hong Kongut ra (-1,47%), ndrëkohë që Shangai shënoi (-1,27%), Shenzheni (-0,88%), Seul (-1,57%) dhe Bombei (-2%).

You may also like