KOMENT – Bisedimet ruso-ukrainase të paqes vazhdojnë, pavarësisht luftës në front

by admin
Spread the love

KIEV, 22 mars /ATSH-DPA/ – Përplasjet në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve u ashpërsuan dje, pasi Ukraina hodhi poshtë një ultimatum rus për të dorëzuar qytetin port të Mariupolit dhe Rusia tha se bisedimet e paqes nuk kanë arritur ende ndonjë përfundim të prekshëm.

Ndërsa pushtimi i Rusisë ndaj fqinjës së saj perëndimore i afrohet kufirit të një muaji, një operacion i nisur nga Rusia për të ndaluar atë që pretendonte se ishte gjenocid kundër rusëve etnikë në Ukrainën Lindore, akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut po grumbullohen kundër Moskës.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse egërsia ushtarake në fushën e betejës po jep ndonjë rezultat.

Rusia pretendon se ka avancuar, por Ukraina thotë se palët janë në një përplasje.

Pjesa më e madhe e informacionit jashtë vendit është e pamundur të verifikohet, një përpjekje e bërë edhe më e vështirë nga mungesa e informacionit nga Rusia për pushtimin.

Ky shtrëngim u ashpërsua edhe më shumë dje pasi një gjykatë ruse i etiketoi platformat e mediave sociale tashmë të ndaluara Facebook dhe Instagram si “ekstremiste”.

Megjithatë, gjykata lejoi WhatsApp, një tjetër shërbim i drejtuar nga e njëjta kompani mëmë, Meta, të vazhdojë funksionimin.

Twitter tashmë është mbyllur në vend, si dhe shumë operacione të pavarura mediatike.

Moska zyrtarisht e quan pushtimin një “operacion special”.

Rusia u kishte bërë thirrje trupave ukrainase në Mariupol që të linin armët dhe të largoheshin të hënën në mëngjes, dhe caktoi një afat në orën 05:00 (02:00 GMT) që Ukraina të përgjigjej.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk i tha ”Ukrayinska Pravda” se përgjigjja se nuk do të kishte dorëzim i ishte komunikuar Moskës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se çdo ultimatum nga Moska do të refuzohej dhe tha se ai planifikon të vendosë të gjitha marrëveshjet e arritura me Rusinë përmes bisedimeve të paqes në një referendum mbarëkombëtar për miratim publik.

Ishte e paqartë dje se për çfarë po flisnin palët, ndërkohë që u mblodhën për një orë e gjysmë bisedime, përpara se të ndaheshin në grupet e punës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like