Komandanti ukrainas në Mariupol: Ky mund të jetë mesazhi i fundit, nuk do t’i lëmë armët

by admin
Spread the love

Komandanti ukrainas në qytetin e Mariupolit ka thënë se forcat e tij në fabrikën e çelikut “Azovstal” nuk do t’i lënë armët, ndërsa luftimet kundër forcave ruse vazhdojnë, raporton The Washington Post.

Majori Serhiy Volyna ka thënë se ushtarët e tij do të vazhdojnë të kryejnë operacione luftarake dhe detyrat e tyre ushtarake për sa kohë që do të kenë mundësi.

Në një video të dërguar në të përditshmen amerikane, komandanti u kërkoi gjithashtu udhëheqësve botërorë të ndihmonin për të siguruar largimin e njerëzve nga Mariupoli.

“Ky është adresimi jonë drejtuar botës. Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit. Mund të kemi vetëm disa ditë apo edhe orë të mbetura. Forcat armike janë 10 herë më të mëdha se tonat. Ata kanë kontroll mbi ajrin, artilerinë, territorin e tanket. Ne po mbrojmë një objekt, impiantin ku ndodhet garnizoni ushtarak i Mariupolit dhe civilët e kapur nga lufta. Ne po i drejtohemi liderëve botërorë për të na ndihmuar. Garnizoni ushtarak i Mariupolit ka më shumë se 500 ushtarë të plagosur dhe qindra civilë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ne po kërkojmë të na ofrojnë siguri në territorin e një vendi të tretë”, ka thënë Volyna.

Rusia u ka dhënë përsëri një ultimatum trupave të mbetura në Mariupol për t’u dorëzuar në këmbim të armëpushimit, por forcat ukrainase nuk e kanë dhënë shenja dorëzimi.

Rruga Press

You may also like