Kolonel Borko Simovski: Për fat të keq politika ka hyrë thellë në Ministrinë e Mbrojtjes

by admin
Spread the love




Koloneli i Armatës në RMV, Borko Simoski në emisionin debativ në TV SHENJA,  i pyetur se sa në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë respektohen kriteret e NATO-së, tha se në NATO nuk ka hyrë vetëm Armata dhe Ministria e Mbrojtjes, por të gjitha institucionet.

“Që këtu, sundimi i së drejtës është një nga parakushtet kryesore që të plotësohet anëtarësimi në NATO. Qëllimi themelor i NATO-s është pjesa civile e cila e zhvillon demokracinë. Nëse Armata mbetet pa kapacitetet demokratike dhe kontrolli civil atëherë ajo mund të ndërmerr masa që mund të jenë jashtë sistemit. Që këtu sundimi i së drjetës duhet të jetë numër një”, tha koloneli Borko Simovski.

Ai shtoi se kundër ministrisë së Mbrojtjes janë duke u zhvilua 4 mijë procese gjyqësore të iniciuara nga të punësuarit.

“Kjo donë të thotë që sundimi ik së drejtës dhe legjislativa ligjore nuk është në rregull diçka, ose institucionet nuk i respektojnë ligjet. Më duhet fatkeqësisht të konstatoj se shumë politika ka hyrë në Mbrojtje që nuk duhet të jetë ashtu”, tha Simoski.


You may also like