kokëposhtë për 30 minuta…. – Shqip

by admin
Spread the love

Një video e frikshmë është shfaqur nga një park argëtimi në provincën Hebei të Kinës, ku shfaqet një slitë që është ndalur për 30 minuta… me kokë poshtë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Slita me rrota duket se po lëviz drejt majës, kur papritur ndalon duke shkaktuar panik tek pasagjerët që në atë moment ishin në lojë për t’u argëtuar.

Kjo bëri që argëtimi të shndërrohej në një makth pasi pasagjerët u detyruan të qëndronin kokëposhtë brenda trenit për rreth gjysmë ore.

Ekspertët ia atribuojnë ndërprerjen e energjisë mbingarkesës së rrjetit për shkak të nxehtësisë.

Kina, sipas shërbimit kombëtar meteorologjik, po përjeton periudhën më të gjatë të temperaturave të larta që nga viti 1961. /tesheshi.com/

 

 

You may also like