kokë miu “për drekë” – Shqip

by admin
Spread the love

Një kokë miu u gjet, për herë të dytë këtë muaj, në një kuti dreke në një kafene në Kinë, raportoi dje media shtetërore e vendit, duke shkaktuar shaka në internet dhe një debat më të gjerë për sigurinë ushqimore në vend.

Koka e brejtësit u gjet brenda një kuti dreke në kafenenë e Spitalit të Mjekësisë Tradicionale Kineze të Qarkut Xushan, sipas mediave shtetërore, duke cituar një deklaratë nga agjencia e rregullimit të tregut të qarkut. Një video e postuar në internet tregon kokën e miut brenda një pjate moyuya, një delikatesë lokale, sipas gazetës China Daily.

Spitali njoftoi se sektori i kateringut i kafeterisë së tij i është transferuar një partneri të jashtëm përmes një tenderi qeveritar dhe se nuk është hasur në një problem të tillë në të kaluarën, sipas raportit që citon mediat lokale.

I pyetur nga Reuters, një zyrtar i spitalit që kërkoi të mos emërohej i tha agjencisë së lajmeve që t’i referohej “raporteve zyrtare” pa dhënë detaje.

Kjo ishte hera e dytë këtë muaj që një kokë miu gjendet brenda një pjate: më 1 qershor, një student në Politeknikën Industriale Jiangxi në kryeqytetin e provincës Nanchang postoi një video që tregonte “një objekt me dhëmbë, sy dhe hundë” në pjatën e tij me oriz në kafenenë e kolegjit, sipas South China Morning Post.

Në rrjetet sociale qytetarët shprehën shqetësimin për sigurinë ushqimore pas dy incidenteve.

Në vitin 2022, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut raportoi se 518,600 raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore janë hetuar dhe ndjekur penalisht në shkallë vendi.

Megjithëse siguria ushqimore në Kinë është përmirësuar vitet e fundit, inspektimet nga rregullatorët e tregut kanë gjetur probleme mes produkteve bujqësore dhe industrisë së hotelierisë më shpesh vitin e kaluar, sipas mediave shtetërore. /tesheshi.com/

You may also like