​KOK shpërblen me 13 mijë 500 euro medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022

by admin
Spread the love

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Ismet Krasniqi, ka mbajtur mbledhjen e 15-të tij, në të cilën shqyrtuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Ndër pikat e shumta veçohet shpërblimi i ndarë për medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 u vlerësua sukses i madh për ekipin kosovar, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, me sportet e xhudos (pesë) dhe boksit (një).

U vendos të shpërblehen sportistët që fituan medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Medalistet e arta, xhudistet Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, do të shpërblehen me nga dy mijë euro, ndërsa medalistët e bronztë, boksieri Shpejtim Bajoku dhe xhudistët Akil Gjakova e Flaka Loxha, do të shpërblehen me nga një mijë euro. Trajnerëve do t’u takojë gjysma e shpërblimit të sportistit. Në total, shuma e ndarë është 13500 euro.

You may also like