“Koha nuk fal askënd”, Rooney: Ronaldo nuk është më 22-vjeç!

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është shndërruar këtë sezon një lojtar stoli tek Manchester United me trajnerin Erik ten Hag që nuk i ka besuar portugezit në sfida të rëndësishme duke e aktivizuar në Europa League.

CR7 u pa në vështirësi edhe në sfidën ndaj Omonias ndërsa Wayne Rooney, tashmë në rolin e trajnerit tek DC United në MLS thekson se koha nuk fal askënd pasi Ronaldo nuk është një 22-vjeçar në kulmin e energjisë.

“Trajneri Ten Hag ka zgjedhur një tjetër modul dhe në fakt rezultoi i suksesshëm, Cristiano dhe Messi janë dy nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por koha nuk fal askënd. Sigurisht që Ronaldo tashmë nuk është më ai lojtari që ishte në moshën 22 apo 23-vjeçare.

Është pak e vështirë për të, megjithatë duke e njohur CR7 do të jetë pak e vështirë që ai të pranojë stolin. Megjithatë, nëse ruan qetësinë, përgjatë sezonit do të ketë shansin e tij. Më pas është në duart e tij nëse do ta shfrytëzojë rastin dhe të detyrojë Ten Hag ta aktivizojë”, u shpreh Rooney./supersport


Top Channel

You may also like