Klubi shqiptar synon transferimin e yllit italian

by admin
Spread the love

Kukësi mbetet në merkato dhe në numrin e sotëm të Panorama Sport është publikuar një lajm i bujshëm.

Verilindorët kanë kontaktuar sulmuesin Sebastian Giovinco, i cili ka qenë pjesë e Juventusit në të shkuarën dhe tani është lojtar i lirë.

Trajneri Diego Longo thuhet se ka folur me të për ta parë nëse italiani do e merrte në konsideratë një transferim në Abissnet Superiore.

Tekniku italian i Kukësit ka një njohje të vjetër me Giovincon, pasi e ka trajnuar te skuadra e Al Hilal në Arabinë Saudite dy vite më parë.

Sulmuesi, 35 vjeç tani, nuk e ka refuzuar ende propozimin e Longos, ndaj te Kukësi shpresojnë ende për një transferim tijin.

You may also like