KLSH konstaton shkelje në prokurime publike në 6 bashki, zbardhet dëmi i madh ekonomik që i është shkaktuar shtetit

by admin
Spread the love

Në kontrollet e ushtruara në gjashtë muajt e parë të vitit në disa bashki, KLSH ka konstatuar shkelje ligjore në prokurorimet publike. Në Konispol për dy tendera nuk është respektuar rregullorja e procedurës.

Po ashtu dhe një tjetër rast në këtë bashki prokurorimi iu dha një kompanie që nuk plotësonte kriteret duke e çuar dëmin ekonomik në këtë bashki 12, milionë lekë shkelje janë konstatuar dhe në afatet e përfundimit të punimeve.

Në raportin e bërë publik Kjo ka detyruar bashkinë Këlcyrë të harxhojë 23 milionë lekë shtesë për 6 tendera ku kompanitë fituese nuk kanë arritur ti mbyllnin punimet apo shërbimet për të cilat kanë firmosur në kontratë. Shkak i kësaj sipas KLSH është firmosja me kompani të cilat nuk përmbushin kriteret.

Edhe në Shkodër prokurorimet janë cilësuar me humbje ekonomike ku shkak ka qënë se në disa raste është ndryshuar fondi limit e cili nuk ka sjellë më shumë cilësi në shërbim por ka shkaktuar më shumë harxhime.Vlera e përllogoritur e dëmit në këtë bashki të krijuar nga prokurorimet publike është 81.226 mijë lekë.

You may also like