​Klopp u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp foli për shpresat e pakësuara të Liverpool-it për titull pas humbjes 2-0 ndaj Evertonit në “Goodison Park”. Trajneri i Liverpool-it nuk mund ta fshehë zhgënjimin e tij pasi pa ekipin e tij të mposhtur mirë nga “Toffees” të mërkurën mbrëma. Humbja është një goditje e madhe për shpresat e skuadrës për të fituar titullin e Premier Ligës dhe i lë “Reds” tre pikë prapa liderit Arsenal me vetëm katër ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Manchester City do ta kalonte Liverpoolin në tabelë me fitoren eventuale ndaj Brightonit që zhvillohet sot.

“Arsenali dhe Manchester City duhet të kenë një moment shumë të keq. Nuk e di. Unë mund t’i kërkoj falje vetëm për sot tifozëve. Ne duhet të kishim bërë më mirë, por jo dhe për këtë kemi humbur. Natyrisht që jam shumë i zhgënjyer për shumë gjëra. Ne e lamë të ndodhte, pastaj u bë pikërisht ndeshja që dëshironte Evertoni”, theksoi Klopp pas mndeshjes për Sky Sport, përcjellë KosovaPress.

“Por ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë, kjo është ajo që duhet të pranojmë. Nuk e prisja këtë sot, por ndodhi. Natyrisht nuk është momenti më i mirë që ne jemi, por duhet të luftojmë, të përpiqeni të rikthejmë momentin”, shtoi ai.

Evertoni e ka mposhtur Liverpoolin në shtëpi në Premier Ligë për herë të parë që nga tetori 2010, duke i dhënë fund serisë së tyre prej 12 ndeshjesh pa fitore në derbit Merseyside në “Goodison Park”.

You may also like