Klopp: Nuk e kuptoj pse disa njerëz refuzojnë të marrin vaksinën

by admin
Spread the love

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e kupton pse disa njerëz refuzojnë vaksinën kundër koronavirusit.

Klopp thotë se “99%” e lojtarëve të tij janë vaksinuar dhe atij nuk i është dashur të bindë askënd që ta bëjë këtë.

Gjermani thotë se u vaksinua për të mbrojtur jo vetëm veten, por “të gjithë njerëzit përreth meje”.

“Unë nuk e kuptoj pse ky është një kufizim i lirisë. Sepse nëse është kështu, atëherë moslejimi i pirjes së alkoolit dhe drejtimit të makinës është gjithashtu një kufizim i lirisë – por ne e pranojmë këtë. Unë e mora vaksinën sepse isha i shqetësuar për veten, por edhe më shumë për të gjithë të tjerët rreth meje. Nëse e marr virusin dhe vuaj – faji im. Nëse e marr dhe e përhap atë për të gjithë të tjerët – faji im dhe jo faji i tyre”, deklaroi trajneri i Liverpoolit.

You may also like