Klopp: I vështirësuam vetes jetën, në finale na pret një ndeshje e madhe

by admin
Spread the love

Liverpooli është finalisti i parë i Champions League pasi triumfoi përballë Villarreal me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Ndërkohë që për Klopp do të jetë finalja e katërt e Championsit në karrierë dhe pas ndeshjes ai u ndal përpara mikrofonave për të komentuar atë që ndodhi.

“I komplikuam vetes jetë, por e dinim se mund të ndodhte. E rëndësishme është që reaguam. Pësuam një gol pas 3 minutash lojë dhe ishte e kundërta e asaj që donim, por qëndruam në fushë përballë një skuadre që ka një trajner të shkëlqyer.

Na e bënë të vështirë që të luanim futboll, ruajtën inercinë, por në fundin e pjesës së parë i thash djemve se mjaftonte vetëm një situatë për të përmbysur ndeshjen dhe më pas luajtur mes linjave.

Pushimi i ndeshjes ishte i rëndësishëm, nuk kishte nevojë për një situatë për të treguar gjërat që duheshin korrigjuar, por duhet të bënim mirë atë që dimë të bëjmë. Gjëja më e rëndësishme ishte reagimi.

Me këdo që do të përballemi në finale do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk kam asnjë preferencë për finalen, por kushdo që do të fitojë e meriton dhe le të shihemi në Paris”.

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like