Klopp është “mbreti” i Liverpool, por edhe rivali më i fortë i Guardiolas

by admin
Spread the love

Me Pep Guardiolën nuk ka miqësi, të paktën tani për tani. Por Jurgen Klopp ashtu si trajneri katalanas është pa dyshim një nga trajnerët më të mirë në qarkullim, tashmë prej 10 vitesh. Betejat e tij me skuadrat e Guardiolës janë futur në olimpin e sfidave të papërsëritshme të futbollit për t’u parë dhe për t’u riparë. Bëhet fjalë për Bayern-Dortmund apo City-Liverpool, ashtu si në duelin e fundit në FA Cup ku u kualifikuan të kuqtë. “Nuk jemi miq”, ka thënë Klopp, i cili është shndërruar në rivalin kryesor të Pepit.

Në fakt për stilin dhe filozofinë e Guardiolës ekzistojnë tema, libra dhe konferenca të shumta që bëjnë xhiron e botës. Ai konsiderohet si një nga trajnerët që ndryshoi futbollin. Ndërsa përsa i përket Kloppit ka një mendim të dyzuar mes zotësisë dhe respektit.

Por në fakt numrat thonë se ku shkon Klopp fitohet, edhe me skuadra jo favorite si Mainz apo Dortmund. Sigurisht që loja e tij nuk është aq spektakolare, por e rregullt dhe me ritëm të lartë. Është vertikale dhe të vendos në vështirësi. “Gegenpresing” është ai nga nisi gjithçka, por që ka ndryshuar me kalimin e viteve.

Me fitoren 3-2 në FA Cup, Klopp u bë trajneri i parë i aftë që të mundë Guardiolën 10 herë. Madje ai është shndërruar në një mace të zezë për katalanasit në vitet e fundit mes Dortmundit dhe Liverpulit.

Pep shpeshherë është detyruar që të duartrokasë kundërshtarin. Që nga koha kur Klopp është bërë trajneri, Liverpooli ka fituar për herë të parë Premier Ligën dhe e bëri diçka të tillë pas 30 vitesh, madje edhe Champions-in pas 14 vitesh, ashtu si Superkupën e Europës dhe Carabao Cup. Tani pas 10 sezonesh u rikthye në finalen e FA Cup. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like