Klisman Cake zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit 2023 – Shqip

by admin
Spread the love

Me përfundimin e pjesës vjeshtore klubi i futbollit Shkëndija ka zgjedhur futbollistin më të mirë për vitin 2023. Ky epitet i ka takuar futbollistit Klisman Cake. Ai nuk fsheh gëzimin që pikërisht nga bashkëlojtarët dhe stafi i klubit rezultoi me numër më të madh të votave në zgjedhjen fituesit të çmimit “Lojtari më i mirë i vitit 2023” përbrenda klubit.
Pa humbur meritat e futbollistëve tjerë, gjithsesi 24 vjeçari nga Pogradeci vërtet len pas vetes një vit goxha pozitiv personal, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të Shkëndijës, qoftë në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, ashtu edhe në pjesën vjeshtore të kampionatit aktual. Votimi u zhvillua në darkën e fundvitit të KF Shkëndija, pas ndeshjes së fundit të vitit 2023.

“Faleminderit shumë për këtë nder dhe mirënjohje të madhe! Është një kënaqësi e veçantë të jem i votuar si “Lojtari më i mirë i Vitit” nga ekipi im dhe stafi i KF Shkëndija. Ky është një moment i dalluar për mua, por edhe një detyrë e madhe për të vazhduar të kontribuoj në mënyrën më të mirë për ekipin. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj. Së bashku, shkojmë për suksese të tjera”, u shpreh Klisman Cake para të pranishmëve, pasi pranoi çmimin “Lojtari më i mirë i vitit 2023” i KF Shkëndija.

You may also like