Klinaku publikon komunikimin me letra me Kurtin: Kryeministri po ndërhyn në proces gjyqësor

by admin
Spread the love

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ia ka kthyer letrën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në të cilën bëhej fjalë për hartimin e një ligji të ri për nisjen e një procesi vlerësues dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit në luftë.

Klinaku ka thënë se ky veprim i Kurtit është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Ai i ka publikuar letrat që i ka shkëmbyer me Kurtin në të cilat është folur për mos përfshirjen e veteranëve në ligjin për pagat.

“Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk kanë qenë dhe nuk janë kompetente për vlerësim e verifikim, por janë të hapura për bashkëpunim. Neve na intereson që veteranët e luftës së UÇK-së të trajtohen dinjitetshëm, dhe do të ishte mirë që të hiqet neni që ua ndalon punësimin atyre” , thuhet në letrën e Klinakut, transmeton KlanKosova.tv.

You may also like