Klinaku nga OVL: Nëse s’merremi vesh, kërkojmë dorëheqjen e qeverisë

by admin
Spread the love

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se nëse nuk do të ketë pajtueshmëri me qeverinë lidhur me kërkesën që pagesa për ta të rritet krahas pagës minimale, kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit.

Sipas tij, kërkesat për dorëheqjen e një ministri do të ishin amnisti për kryeministrin Albin Kurti.

“Nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri”, është shprehur Klinaku, transmeton KlanKosova.tv.

“Po ashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth Ligjit për Veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi ynë nuk lëkundet: ‘Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë’”.

You may also like