Klasikja e Shqipërisë të shtunën, si janë programuar duelet e Superiores

by admin
Spread the love

Superiorja rikthehet të shtunën, ndërkohë që një problem gjatë këtyre ditëve ka qenë çështja e stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet. Mbyllja e “Air Albania”, si dhe fakti që “Niko Dovana” dhe “Kukësi Arena” nuk janë gati, e kishte bërë situatën serioze.

Të shtunën do të luhen dy takimet e para të javës së 25-të, prej orës 16:45. Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi” është ajo që tërheq vëmendjen, kurse në Elbasan Partizani do të presë Egnatian.

Të dielën Laçi do të kërkojë rikthimin te fitorja kundër Skënderbeut, në një ndeshje që nis në orën 13:45. Në të njëjtën orë zhvillohet edhe Dinamo-Kukësi, një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Java mbyllet në Shkodër, ku Teuta do të presë skuadrën e Kastriotit. Një betejë për tre pikët edhe në këtë duel, me krutanët që i duan për mbijetesën, kurse durrsakët për qetësinë. / oversport.tv

You may also like