Klani nga Zajazi me biznese milionëshe – Shqip

by admin
Spread the love

Klani nga Zajazi është bërë me biznese miliona dollarëshe, Abazit i rrinë mbi kokë, ndërsa Kovaçevski nuk guxon të thotë asnjë fjalë – akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE, përcjell KlanM.

Nga kjo parti edhe sot akuzojnë pushtetin lidhur me bizneset e nipit të kreut të BDI-së.

“Nipi i Ali Ahmetit, Drini, në moshën vetëm 25-vjeçare, fitoi 39% të qendrës luksoze të biznesit ‘Soravia’ pa investuar asnjë qindarkë. Askush në botë nuk ia lëshon dikujt 39% për asgjë, të gjithë e dinë pse Drin Ahmeti i merr 39% të ‘Soravias’ pa para. Drin Ahmeti me një kompani tjetër ka edhe një gurthyes në Kërçovë dhe me një kompani të tretë koncesion për një hidrocentral të vogël, për ndërtimin e të cilit nevojiten 1.2 milionë euro” thuhet në reagimin e VMRO-së.

Nga partia e Mickoskit thonë se përderisa Ali Ahmeti është kryetar i BDI-së dhe deputet, nipi i tij hyn në biznese miliona dollarëshe, kurse institucionet nuk lejohen të bëjnë asgjë./KlanMacedonia

You may also like