Klaiqi: Kurti mashtrues, Veseli vendosi për 5 Shtatorin gjashtë vjet më parë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, shpalli 5 shtatorin, si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

Megjithatë, 5 shtatori del të jetë shpallur ”Ditë e bamirësisë Nëna Terezë”, edhe në korrik të 2011-ës, përcjell klankosova.tv.

Kështu bënë të ditur ish-këshilltari i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Valmir Klaiqi, përmes një reagimi në facebook, në të cilin edhe ndan ndëshminë e firmosjes së këtij vendimi.

”Phaaa çfarë mashtruesi klasik.

Shikojeni se si kryeministri aktual e ka marrë një “vendim të ri”, e i cili në fakt është marrë në Kuvendin e Kosovës 6 vite më parë.

Garant edhe pak javë ka me dalë me lexu edhe deklaratën e pavarësisë”, shkruan mes tjerash ai.

You may also like