“Kjo moderatore shqiptare është xheloze për mua …”

by admin
Spread the love

Roza Lati njihet si nga vajzat më të guximshme të showbizit shqiptar. Ajo ka spikatur gjithmonë për mendimet e saj që shpreh lirëshëm, por edhe për pamjen e jashtme me të cilën guxon në shumë raste.

Së fundmi Roza i është përgjigjur 50 pyetjeve të Prive dhe nxorri shumë të pathëna.

Mes pyetjeve të ndryshme ajo u pyet gjithashtu se në cilin program është ndjerë se ka pasur qasje negative ndaj saj dhe ajo përmendi emisionin “Ftesë në 5”.

“Kur isha e ftuar te mbasditja në TCh. Moderatorja shfaqi xhelozi të hapur dhe po e them këtë pasi e thonë të gjithë. Pra është akumulim i opninionit publik”.

Kujtojmë se disa muaj më parë ajo realizoi një photoshooting me temën: “Do isha bilionere nëse do shisja kasetën time të seksit” dhe pas bujës që shkaktoi ishte e ftuar në intervistë përballë Bietës

Roza u shpreh se ishte ndjerë e ofenduar dhe tregon se video e saj nga emisioni është fshirë.

“Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…

Dhe nderkohe me fshini videon? Kam 1001 mesazhe nga njerëzit që reagojnë si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vetë ku ti i shkon e ftuar … dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha mesazhet nje nga nje meqe lozni kaq piset dhe me fshini videon”, shkruante Roza.

Por më pas Roza pyeti ndjekësit e saj nëse iu dilte në feed-in e Instagramit të saj një video; ku ka dhe një mbishkrim nga Roza. Video ishte e shkeputur nga pjesa kur Bieta e pyet nëse do ia lejonte Rita ta publikonte videon erotike dhe Roza e habitur nga pyetja i kthehet: “Jo, pse ty do ta lejonte mami?”

Ndërsa Bieta ia kthen duke i thënë që as nuk do e lejonte mami i saj të realizonte një photoshooting ai ai i Rozës dhe këtu e pati zanafillën i gjithë “shpërthimi” i Rozës; siç mund ta shihni edhe në foton e ruajtur nga afterparty.al


You may also like