kjo është xhamia më e madhe në Azinë Qendrore – Shqip

by admin
Spread the love

Xhamia e Madhe Nur Sultan, më e madhja në Azinë Qendrore, u hap në Kazakistan.

Kupola blu e xhamisë i ngjan ngjyrave të flamurit të Kazakistanit dhe në ceremoni, ndër të tjera, mori pjesë edhe presidenti i parë i vendit, Nursultan Nazarbayev, transmeton Anadolia.

Në program morën pjesë zyrtarë fetarë nga Uzbekistani, Kirgistani, Mongolia, Rusia dhe Egjipti, si dhe ambasadorë të shumtë të vendeve myslimane në Kazakistan.

“Hapja e kësaj xhamie është një ngjarje e madhe jo vetëm për kryeqytetin dhe vendin tonë, por edhe për mbarë botën myslimane”, tha Nazarbayev.

Në një deklaratë, drejtori ekzekutiv për ndërtim, Ali Taminca, tha se ndërtimi i xhamisë ka filluar në vitin 2019 dhe se ka vazhduar pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Pothuajse të gjithë me të cilët fola sot janë entuziastë për xhaminë. Njerëzit janë të mahnitur nga madhësia, arkitektura dhe ndërtimi i saj”, shton ai.

Xhamia mbulon një sipërfaqe prej 68,000 metrash katrorë dhe është më e madhja në Azinë Qendrore.

Është gjithashtu ndër dhjetë xhamitë më të mëdha në botë.

Kupola kryesore është 62 metra e gjerë dhe ka katër minare secila me lartësi 134 metra.

Në të njëjtën kohë mund të falen 35.000 veta, po ashtu ka ngrohje nën dysheme dhe në dimër mund të falet edhe në oborr.

Dizajni është frymëzuar nga arkitektura islame, por edhe nga motivet tradicionale kazake.

Kompleksi përfshin gjithashtu një muze, një sallë dasmash, klasa për mësim fetar, salla konferencash, një zonë parkimi të mbyllur dhe mund të bëhet një nga simbolet e vendit. /tesheshi.com/

You may also like