“Kjo është një lodër, unë jam arma”, thotë Oriola teksa shfaqet e rrezikshme në imazhet e fundit – Shqip

by admin
Spread the love

22:24 | 25 Tetor 2021

Foto: Instagram

Oriola Marashi ka befasuar të gjithë me fotot e reja që ka postuar.

Modelja shqiptare e cila përherë është e përfolur për shkak të linjave trupore as sonte s’do të shpëtojë pa vëmendje mediatike, shkruan lajmi.net.

Oriola posedon një numër të madh ndjekësish në instagram për të cilët shpesh poston imazhe të shumta provokuese.

Në imazhet e fundit Oriola ka treguar se ajo është e aftë edhe në lojën paintball, ku tërhoqi jashtëzakonisht vëmendje me paraqitjen unike.

Fotot u shkrepën gjatë lojës, derisa e gjithë vëmendja u fokusua tek mbishkrimi i modeles.

“Kjo është një lodër, unë jam arma” shkroi Oriola krahas imazheve në të cilat u shfaq goxha e rrezikshme./Shqip/

You may also like