“Kjo është lojë”, deputeti zbulon prapaskenat, zbulon skenarin Rama-Vuçiç

by admin
Spread the love

Deputeti Kreshnik Çollaku ka komentuar atë se cfarë prodhoi “open Balkan” të cilin e barazoi me thënien “shumë zhurmë për asgjë”.

Duke u ndalur te deklaratat e Eskobar, mesazhin e tij në samit, kur tha se rajoni duhet të jetë bashkuar dhe se kjo nismë nuk është politike por ekonomike, Çollaku tha se ai vendosi kornizat e suksesit të kësaj nisme, duke shfryrë propagandën dhe manipulimin me të cilin Vucic dhe Rama po mundoheshin ti jepnin kësaj nisme.

“Problemi është të mos ndjekim retorikën e Ramës por të kuptojmë thelbin. Escobar shfryu propagandën dhe manipulimin me të cilin Vuçiç dhe Rama po mundoheshin ti jepnin kësaj nisme. Vuçiç deklaroi se përmes kësaj nisme Ballkani është i ballkanasve. Rama në tiranë e kualifikoi si planin B, një Ballkan i ballkanasve, në rast se BE nuk hap derën. Kjo është qartësisht një Ballkan neutral që i thotë jo perëndimit, BE. U paraqit si një lloj Evrope e dytë dhe këtë çmontoi Escobar. Në asnjë rast ai nuk përmendi fjalën Open Ballkan, por iu referua Ballkanit perëndimor. Korniza e suksesit është kur janë të përfshira të 6 vendet dhe në kushte të barabarta dhe kjo nuk ekziston. Kjo lojë është fund sepse nëse Vuçiç me Ramën përdor trukun e Open Ballkan për të zvarritur njohjen e Kosovës kjo është një lojë që do të mbyllet dhe besoj se SHBA nuk do ti tolerojë hapësira të tilla Vuçiç. Ky është motivi që Kosova refuzon të shkojë. Në letrën e Kurtit deklarohet e Serbia po pengon të drejtat e qytetarëve të Kosovës, i rrezikon shtetësinë dhe kjo është e turpshme, Shqipëria duhet të mbajë distancë ndaj iniciativave të tilla”, tha Çollaku.

You may also like