Kjo është lista e aksionarëve te FC Prishtina – pjesë e saj edhe këngëtari i njohur shqiptar

by admin
Spread the love

FC Prishtina tash e disa vite është në gjendje jo të mirë financiare edhe pse vitin e kaluar në aspektin e futbollit fituan titullin pas tetë viteve mungesë së trofeut më të çmueshëm në elitën e futbollit tonë. 

Problemi financiar në këtë vit është faktor kyç edhe në sezonin e dobët që është duke e bërë skuadra bardh e kaltër. 

Ditë më parë, në disa paraqitje televizive donatori më i madh dhe presidenti, Remzi Ejupi deklaronte se është tërhequr nga pozita e presidentit dhe se Rrahman Haradini në dy vitet e fundit ka qenë kryesori në klub. 

Bazuar në (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare), ARKB, Rrahman Haradini posedon 34.8 për qind të aksioneve, që kapin vlerën 515,220.00 mijë euro, ndërsa i dyti është Ahmed Kurtolli me 17.61 për qind, që kapin vlerën e 260,660.00 €.

Teksa, Remzi Ejupi posedon 16.6 përqind të aksioneve që kapin vlerën e 245,740.00 mijë eurove.

Pjesë e aksionarëve te FC Prishtina, është edhe këngëtari i estradës sonë – Sinan Vllasaliu.

Kjo është lista e plotë e aksionarëve të FC Prishtinës:

You may also like