Kjo është deklarata e Kurtit për Vuçiqin që nxiti reagim në Kosovë (VIDEO)

by admin
Spread the love

“Millosheviqi s’e pyeste kurrë Vuçiqin edhe pse e kishte ministër”.

Kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti dhënë nga Amerika, ka nxitur reagime në skenën politike.

Sipas deputetes Time Kadrijaj, kështu kryeministri e ‘amnistoi presidentin serb’.

“Skandalet e Kurtit vazhdojnë. Tani paska shfajësuar presidentin serb Vuçiq për krimet në Kosovë duke thënë se Millosheviqi nuk e ka pyetur Vuçiqin”, ka shkruar Kadrijaj në një postim në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Ajo tha më tej se mbështetësit e Vetëvendosjes, siçi I quajti ajo, “armata e rrjeteve sociale të VV-së”, po linçon kundërsharët politikë që mbrojnë vlerat e UÇK-së.

“Përpos se është konstatim i pasaktë, nuk e kuptojmë pse Kurti ia bën këtë nder Vuçiqit, kur i njëjti ka mohuar gjenocidin në Kosovë? E në anën tjetër armata e rrjeteve sociale të VV-së, rri e mobilizuar natë e ditë për të linçuar kundërshtarët politikë, vetëm pse ata mbrojnë vlerat e shenjta të luftës së UÇK-së. Sa poshtë ka ra Kurti. Nga kushti që para dialogut Serbia duhet të kërkojë falje për krimet, e deri te amnestia për udhëheqësit serb. Kur u afrua kaq shumë me presidentin serb? Çfarë halli e shtyen ta amnistojë atë, nga krimet e kryera kundër popullit të Kosovës?”, shkroi tutje Kadrijaj.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se deputetët e opozitës duhet të thërrasin seancë në Kuvend dhe të ftojnë Kurtin për deklaratën e lartpërmendur, e cila sipas tij, i bie që Vuçiqi, shfajësohet nga përgjegjësia për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Deklarata e kryeminstrit Kurti se: “Millosheviçi nuk e ka pyetur fare Vuçiqin” është deklaratë që shfajëson Vuçiqin nga përgjegjësia e tij personale në kryerjen e Krimit të Gjenocidit nga shteti i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!. Me këtë logjikë të shfajësimit të Vuçiqit, fare lehtë mund të shfajësohet edhe ministri i propagandës së nazistëve Joseph Goebbels, duke thënë se edhe Hitleri nuk e ka pyetur fare atë!  E tmerrshme dhe e papranueshme edhe sikur të vij nga një politikan pa peshë në politikën e Kosovës se jo më nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës!. Deputetët e Opozitës duhet urgjentisht të bëjnë kërkesë për seancë në Kuvend dhe të ftojnë kryeministrin Albin Kurti në interpelancë vetëm për këtë çështje!”, tha Sherifi.

Deklaratën e plotë të kryeministrit: “E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marr me mend se Millosheviqi kurrë nuk e ka pyetur Vuçiqin. Prandaj, nuk do të duhej të ishte vështirë për Vuçiqin që ta distanconte veten nga Millosheviqi, i cili kurrë nuk e pyeste, ” mund ta dëgjoni nga minuta e 49-të në videon e mëposhtme.

You may also like