Kjo është bukuroshja që do t’i “zhveshë” politikanët shqiptarë

by admin
Spread the love

 

 

Politika në Shqipëri është një nga fushat e cila është shumë e anatemuar dhe mbi të gjitha është ajo që i ka bërë më shumë dëme vendit.

Këto 30 vite kemi parë shumë nga bëmat e tyre. Kemi parë vendime, ligje, qëndrime, sherre dhe humore, por s’kemi parë si janë ata në jetën e përditshme.

Si sillen në familje, si e organizojnë jetën jashtë zyrave, kush janë hobet dhe pasionet e tyre. Në lidhje më këtë moderatorja Atalanta Kërçyku ka sjell një dimension tjetër të politikanëve. Atë të gatimit.

Sa të aftë janë ata në kuzhinë dhe cfarë mund të bëjnë me tiganin.

‘Politikan n’Tigan’ është emisioni më i ri që nis nga kjo e shtunë në Top News me autore Atalanta Kërçykun.

Një përballje mes kahëve politike, një duel gatimi dhe një trofe në fund.

“‘Politikan n’Tigan’  është një format kulinarie ku politikanët nuk shfaqen me kostumin e zyrtarit, por sa të zotët janë ata në kuzhinë.

Formati i ri, pasi do të tregojë pjesën e gatimit, do të shoqwrohet dhe me një intervistë personale për të ftuarit që lidhen me jetën e tyre intime,” thotë ish-Missi Atalanta Kërçyku, autore e emisionit.

E pyetur se kush është politikani që i ka bërë më shumë përshtypje në gatim, Atalanta thotë se është nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku aq sa dukej sipas saj sikur ne te shkuaren kishte qene nje shef kuzhine.

You may also like