Kjo aktore s’ia thotë fare imitimit!

by admin
Spread the love

Ajo nuk është një emër i panjohur në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për aktoren e njohur të humorit, Rudina Dembacaj, e cila bie në sy jo veç për humorin e saj të veçantë, por edhe për natyrën e saj shumë të drejtëpërdrejtë. Aktorja nuk di të flasë me doreza, teksa në shumicën e rasteve flet troç dhe pa komplekse.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, me Rudinën e cila ishte e ftuar në programin festiv ‘Zemër Luana’ me Luana Vjollcën në Tv Klan. Në një nga lojërat e këtij emisioni, asaj i është kërkuar të thotë emrat e dy aktoreve shqiptare, të cilat ajo i konsideron si imituesen më të mirë dhe atë që s’ia thotë fare imitimit.

Rudina nuk ka ngurruar të japë dy emra, teksa si imituesen më të mirë ka dhënë emrin e aktores Delinda Disha, ish-kolegen e saj të humorit në programin ‘Klanifornia’, ndërsa për aktoren që s’ja thotë fare imitimeve ka thënë emrin e Xheni Hallullit. Kjo e fundit nuk është një emër i panjohur për shqiptarët, pasi prej vitesh është pjesë e programit humoristik ‘Al Pazar’ në Vizion Plus.

Dikur, Rudina Dembacaj dhe Xheni Hallulli kanë qenë së bashku pjesë e trupës së humorit në “Al Pazar” duke treguar se përplasjet mes tyre mund të kenë ndodhur që në atë kohë.

You may also like