Kishte vite që e synonte, Messi nuk e lëshon Kupën edhe në gjumë

by admin
Spread the love

Më në fund, në moshën 35-vjeçare Leo Messi arriti që të bëjë realitet ëndrrën e tij, të fitojë Kupën e Botës me fanellën e Argjentinës.

Kapiteni i Argjentinës ishte padiskutim lideri i skuadrës së tij, duke lënë shenjën e tij në çdo ndeshje në Katar 2022 sidomos në finalen kundër Francës ku shënoi 2 gola.

Dita e djeshme ka qenë e paharrueshme për “pleshtin” që ishte protagonisti kryesor në këtë sukses, madje u shpall edhe lojtari më I mirë I turneut.

Messi nuk ka dashur të ndahej nga trofeu që kishte vite që e synonte dhe ka fjetur me Kupën në dhomë. Këtë e konfirmon një foto e publikuar në Instagram nga ylli argjentinas. /Oversport.tv

You may also like