Kishim fat në fatkeqësi – Shqip

by admin
Spread the love

Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për Gjilan.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar lajmin duke shtuar se nuk ka të lënduar. Ai tha se në automjetin që është aksidentuar nuk ka qenë kryeministri.

Ndërkohë, gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, aksidentin e përmendi edhe vet kryeministri, Albin Kurti. Ai tha se ky aksident ishte edhe njëra nga arsyet e vonesës.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksdient komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.

You may also like