Kirurgu ukrainas – bota.al

by admin
Spread the love

Burrat në këtë film flasin pak, ata janë të përgjakur dhe pezull midis jetës dhe vdekjes, në shtretër operacione, ose tavolina torture. Impresionues për t’u parë sot filmi “Reflektim” nga regjisori ukrainas Valentyn Vasjanovyc, një film për luftën e vitit 2014 në Donbass, për të cilën ne dinim pak ose aspak, pasi preferuam të mos mendonim që një luftë mund të ndodhte në Evropë.

Filmin e mëparshëm, “Atlantis”, për të cilin “Reflektim” mund të ishte një pararendës, Vasjanovyc e kishte vendosur me ngjarjet gjithashtu në Donbass, në një të ardhme të largët që shpresojmë të jetë pranë, të një periudhe hipotetike të pasluftës. Sot, megjithatë, lufta është duke u zhvilluar dhe ne jemi të detyruar t’i mbajmë sytë hapur: këtë na kërkon filmi.  

Të shohim heshtje, të shohim atë që nuk e kishim parë. Kirurgu Serhiy, nën bisturinë e të cilit përfundojnë kaq shumë ushtarë ukrainas të copëtuar nga bombat, kapet gjatë një operacioni lufte dhe rrëmbehet në një bunker ku ndodhin tmerret e forcave ushtarake ruse.

Një kirurg është rehat, ai di të njohë të torturuarit dhe t’u japë udhëzime torturuesve. Gjatë burgimit, Serhiy është dëshmitar i skenave të tmerrshme të dhunës, traumave të paharrueshme, nga më të pashlyeshmet, sepse ato janë shkaktuar nga dora e njeriut dhe për rrjedhojë janë bija të një lidhjeje të tradhëtuar. Trauma për ata që i vuajnë dhe për ata që i dëshmojnë.  

I liruar në një shkëmbim të burgosurish, Serhiy tani është përsëri në shtëpi dhe përpiqet të kthehet në jetën normale, duke rindërtuar marrëdhënien me vajzën dhe ish-bashkëshorten.

Me vështrimin e ngadaltë dhe të qetë të aparatit të tij, duke zgjedhur ngjyra të ftohta dhe duke përforcuar zhurmat, regjisori na paralizon në një përvojë shqisore. Nga e cila më pas na ndihmon dalëngadalë të dalim falë dialogëve mes Serhiut dhe vajzës së tij, e cila habitet për luftën, rrëfen për frikën dhe fantazitë e saj për vdekjen, pyet se çfarë është shpirti.  

Një baba veteran dhe një vajzë e humbur ndihmojnë njëri-tjetrin në përpjekjen për të kuptuar atë që nuk mund ta shpjegojnë. / bota.al

You may also like