Kinezët shtojnë kursimet, fusin ekonominë në deflacion – Shqip

by admin
Spread the love

Udhëheqja kineze nuk po riparon dëmet e politikës Zero-Covid, papunësia tek të rinjtë në rekord të lartë

Kina zyrtarisht kalon në deflacion për herë të parë pas dy vitesh. Indeksi i çmimeve të produkteve ra për të dhjetën muaj radhazi me 4.4% nga një vit më parë. Deflacioni u raportua pasi eksportet dhe importet kineze ranë në Korrik. Udhëheqësit kinezë përballen me një sfidë ekonomike.

Ndërsa shpenzimet e brendshme dobësohen, rritja ekonomike vijon të jetë e ulët, ndërsa udhëheqja kineze perpiqet te rikuperoje dëmet e politikes Zero-Covid. Importet e Kinës u tkurrën me 12.4% në Korrik për të nëntin muaj radhazi, ç’ka do të thotë se kërkesa e brendshme, ka rënë ndjeshëm.

Me papunësinë e të rinjve në nivelet më të larta të të gjitha kohërave, autoritetet po paraqesin masa të shumta për ekonominë. Ekspertët shprehen se rënia e shpenzimeve është ndër arsyet kryesore pse ekonomia kineze kaloi në deflacion.

Ndërsa mallrat më të lira mund të duken të dobishme për konsumatorët, kinezet janë të prirur drejt kursimeve ç’ka përbën një kërcënim për ekonominë e dytë më të madhe të planetit.

Klan News

You may also like