KINEMA – Vdes Richard Lewis ylli i ”Curb Your Enthusiasm”

by admin
Spread the love

LONDËR, 29 shkurt /ATSH/ – Komediani dhe ylli i “Curb Your Enthusiasm”, Richard Lewis vdiq në moshën 76-vjeçare.

”Ai vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, të martën në mbrëmje pasi pësoi një atak në zemër”, tha në një deklaratë publicisti i tij, Jeff Abraham.

Lewis njoftoi prillin e kaluar se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit dhe do të tërhiqej nga komedia.

I njohur për humorin e tij vetëpërçmues, Lewis u bë i njohur në vitet 1980.

Për vite me radhë, aktori dhe shkrimtari luajti së bashku me Larry David në shfaqjen e tij në HBO, “Curb Your Enthusiasm”, ku ai luajti një version gjysmë të trilluar të tij.

Së fundmi ai ishte shfaqur në sezonin 12 të emisionit, i cili aktualisht po transmetohet në HBO.

Rrjeti tha se ishte “zemërthyer” kur mësoi se ai kishte kaluar.

”Shkëlqimi i tij komik, zgjuarsia dhe talenti ishin të pakrahasueshëm”, tha një zëdhënës për mediat amerikane.

Në një deklaratë të ndarë nga publicisti i Lewis, gruaja e tij, Joyce Lapinsky, tha se “falënderon të gjithë për gjithë dashurinë, miqësinë dhe mbështetjen dhe kërkon privatësi në këtë kohë”.

Aktori dhe kolegu i tij, Larry David, lavdëroi mikun e tij në një deklaratë të HBO të ndarë me mediat amerikane.

“Richard dhe unë kemi lindur me tre ditë diferencë në të njëjtin spital dhe për pjesën më të madhe të jetës sime ai ka qenë si një vëlla për mua. Ai kishte atë kombinim të rrallë të të qenit njeriu më qesharak dhe gjithashtu më i ëmbla. Por, sot ai më bëri të qaj dhe për këtë nuk do ta fal kurrë”, theksoi ai.

I lindur në Brooklyn dhe i rritur në New Jersey, Lewis bëri emër në vitet 1970 duke performuar në klube në Nju Jork.

I mbiquajtur “Princi i dhimbjes”, Lewis ishte i njohur për talljen me neurozat dhe hipokondritë e tij.

I veshur pothuajse gjithmonë me të zeza, ai dikur tha me shaka se ishte “Dekarti i ankthit – Kam panik, prandaj ekzistoj”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like