KINEMA – Edhe Schwarzenegger ”arrestohet”?

by admin
Spread the love

MYNIH, 18 janar /ATSH-DPA/ – Aktori dhe ish-politikani amerikan, Arnold Schwarzenegger u ndalua për një kohë të shkurtër nga doganierët gjermanë në aeroportin e Mynihut pasi nuk deklaroi një orë luksoze.

”Sidoqoftë, Schwarzenegger, me origjinë austriake, ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e tij”, tha një zëdhënës i zyrës kryesore doganore në Mynih.

”Ai mundi të merrte edhe orën me vete”, shtoi ai.

Procedurat penale tatimore kishin filluar kundër Schwarzenegger, një kampion bote në bodybuilding dhe yll i filmit aksion, i cili gjithashtu shërbeu dy mandate si guvernator i shtetit të Kalifornisë.

Sipas autoriteteve doganore, Schwarzenegger nuk kishte deklaruar një orë të vlefshme luksoze pas mbërritjes në Mynih, megjithëse me sa duket kishte planifikuar ta linte atë në Bashkimin Evropian.

“Nëse mallrat mbeten në BE, ju duhet të paguani tatimin dhe detyrimin për to”, tha zëdhënësi i doganave.

“Kjo vlen për të gjithë”, shtoi ai.

“Çështja tani do të kalojë në zyrën përgjegjëse penale dhe gjobave në Augsburg”, tha zëdhënësi i doganave.

Sipas raportit të ”Bild”, Schwarzenegger ishte rrugës për në Austri për një ankand bamirësie për të përfituar iniciativat klimatike dhe gjithashtu planifikoi të merrte pjesë në garën e skive Hahnenkamm në fshatin Kitzbuhel, në Alpet austriake./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like