KINEMA – Christopher Nolan dhe Emma Thomas marrin titullin Kalorës dhe Damë

by admin
Spread the love

TIRANË, 29 mars /ATSH/- Regjisori i filmit, Christopher Nolan dhe bashkëshortja e tij, producentja e filmit Emma Thomas, do të marrin respektivisht titullin Kalorës dhe Damë, sipas BBC.

Qeveria tha se dyshja do të nderohet për kontributin e tyre në film.

Në fillim të këtij muaji, Nolan fitoi çmimin e parë “Oscar” si regjisori më i mirë në filmin “Oppenheimer”.

“Oppenheimer” arrite të merrte shtatë çmime gjithsej.

“Mendoj se secili prej nesh që bën filma e ëndërron këtë moment. Por dukej kaq e pamundur që kjo mund të ndodhte ndonjëherë”, tha Thomas duke pranuar çmimin për Filmin Më të Mirë.

Nolan, më parë ishte nominuar për gjashtë çmime “Oscar”, por nuk kishte fituar kurrë një “Oscar” për Regjinë Më të Mirë deri në ceremoninë e këtij viti.

Përveç “Oppenheimer”, Thomas ka punuar gjithashtu në një seri filmash të tjerë të Nolan duke përfshirë; “Tenet”, “Dunkirk”, “Interstellar”, “The Dark Knight”, “The Prestige”, “Batman Begins”, “Insomnia and Memento”.

Dyshja u takuan ndërsa ishin studentë në “University College London” dhe u martuan në 1997. Ata kanë katër fëmijë së bashku dhe jetojnë në Los Anxhelos. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like