KINEMA – 25 vjet pas filmit të parë, Matrix gjen një regjisor të ri

by admin
Spread the love

LOS ANXHELES, 5 prill /ATSH-ANSA/ – 25 vjet pas debutimit të filmit të parë, Matrix gjen një regjisor të ri.

”Warner Bros” ka zgjedhur Drew Goddard, regjisorin e nominuar për Oscar për skenarin e ”The Martian”.

Lana Wachowski, bashkëskenaristja dhe bashkëdrejtoresha e serialit origjinal me motrën e saj Lilly, do të jenë producente ekzekutive.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse anëtarët e kastit historik Keanu Reeves (Neo), Carrie Anne-Moss, Laurence Fishburne (Morpheus), Hugo Weaving dhe Jada Pinkett Smith do të kthehen në episodin e pestë.

“Nuk është e tepruar të thuhet se ‘Matrix’ ndryshoi kinemanë dhe jetën time. Arti i Lanës dhe Lilly-t më frymëzon çdo ditë dhe jam mirënjohës pa fjalë që mund të tregoj histori në botën e tyre”, theksoi regjisori.

”Matrix” i parë, i shkruar nga motrat Wachowski u publikua në SHBA më 31 mars 1999.

I refuzuar nga Kana, ai u bë menjëherë një kult dhe sukses global (mbi 463 milionë dollarë të fituara në mbarë botën dhe fituan katër Oscar) me përzierjen e tij të fantashkencës, aksionit, arteve marciale dhe filozofisë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like