Kina do të suspendoj të gjithë lojtarët që kanë tatuazhe, kjo është arsyeja

by admin
Spread the love

Futbollistëve kinezë u është ndaluar të bëjnë tatuazhe nga autoritetet.

Ky vendim është marrë nga Partia Komuniste Kineze, duke u ndaluar lojtarëve rreptësisht të bëjnë tatuazhe të reja.

Futbollistët që kanë tatuazhe ekzistuese duhet që gjatë ndeshjeve t’i mbulojnë me fanella me mëngë të gjata.

Vendimi është marrë në përpjekje për të dhënë “shembull të mirë për shoqërinë”, bëjnë të ditur mediat e huaja.

“Ekipet kombëtare në të gjitha nivelet do të zbatojnë në mënyrë rigoroze kërkesat përkatëse të masave të menaxhimit … (dhe) plotësisht të demonstrojnë frymën pozitive të futbollistëve kinezë dhe të vendosur një shembull i mirë për shoqërinë”.

“Sportistët e Kombëtares dhe Kombëtares U23 janë rreptësisht të ndaluar të bëjnë tatuazhe të reja”.

“Nëse ka rrethana të veçanta të dakorduara nga ekipi, (lojtarët) duhet të mbulojnë tatuazhet gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve”, thuhet në një deklaratë të Administratës së Përgjithshme e Sportit të Kinës.

You may also like