Kina dënon planet ‘e papërgjegjshme’ të Japonisë për impjantin bërthamor të Fukushima

by admin
Spread the love

Pekini ka thënë sot se “kundërshton fuqimisht” derdhjen në oqean të ujit të impjantit defektoz bërthamor të Fukushimës duke e quajtur vendimin e qeverisë “egoist dhe të papërgjegjshëm, njoftonte zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin.

“Oqeani është mbështetës i njerëzimit, nuk është puseta e ujërave të kontaminuara të Japonisë”, tha Wang për gazetarët në një konferencë rutinë shtypi, duke i quajtur planet e Japonisë “të pajustifikuara, të paarsyeshme dhe të panevojshme”.

“Japonia po vendos interesat e saj egoiste para atyre të të gjithë njerëzimit dhe Kina e kundërshton këtë”, shtoi zëdhënësi duke thënë se do të merren të gjitha hapat për mbrojtjen e mjedisit detar, por pa dhënë specifika.

Kompania shtetërore energjitike e Tokios prej dy vjetësh ka kërkuar lejen e lëshimit në oqean të ujërave të mbetura nga impjanti në avari, duke thënë se i trajton ato për të reduktuar nivelin e tritiumit në një të shtatën, para lëshimit në det.

Por justifikimet nuk mjaftojnë për Kinë dhe të tjerë fqinjë të saj tekas rajonet kineze të Hong Kong e Makau kanë thënë se do të vendosin menjëherë kufizime të importeve të ushqimeve të detit nga Japonia.