Kim për Kosovën dhe Serbinë: Liderët t’i lënë egot mënjanë, t’i dëgjojnë miqtë e tyre

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka folur edhe për situatën e krijuar në Veri të Kosovës dhe çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Për sa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson SHBA te Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane”, ka thënë Kimi.

“Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara? Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”.

Kim tha se pozicioni i ShBA-së është i qartë në rrugën për njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Pozicioni i SHBA-së është i qartë. Liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan për draftin e asociacionit, por jo vetëm në këtë po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë”.

“Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara, dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare. Për atë që u thonë miqtë e tyre dhe ta marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”.

You may also like