Kim Mehmeti: Letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka!

by admin
Spread the love

Publicisti Kim Mehmeti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se letërnjoftimi i popullit janë elitat që ka.

“Ashtu edhe matet se çfarë ka ai popull. Nëse ai ka elita politike, elita kulturore, elita shkencore. Ata janë  zëri i popullit. Nuk është zëri i popullit ai bujku i mrekullueshëm që punon. Mikrofoni i jepet Kimit, dhe nëse Kimi, nuk guxon ta thotë të vërtetën të mos del, është e pandershme”, tha Mehmeti.

Ai tha se e di që  UT-ja, ka profesor të mrekullueshëm, ka 200 profesor por ata heshtin.

“Ndodhi Sopoti po ku ishte zëri i atyre, ndodhi Monstra, por ku ishte zëri i atyre”, tha publicisti Mehemti.

Kim  Mehemti tha se vlerë te ne nuk është ajo që dinë që ke bërë që ke bërë vepra, por vlerë është poltronizmi ndaj partive politike.

“Si guxojnë të folin kur i kanë borxh partive politike, ne i dimë, i njohim, jemi një grusht popull”, tha më tej Mehmeti.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like