Kim Kardashian merr dhuratë një skulpturë të trurit të saj

by admin
Spread the love

Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka marrë si dhuratë një skulpturë të trurit të saj, raporton FemaleFirst.
Ajo dhe familja e saj kanë bërë një skanim të kokës dhe kompania që e bëri skanimin “Prenuvo” e shndërroi trurin e saj në një skulpturë duke u bazuar në imazhet që morën brenda kafkës së Kimit.

Videon e skulpturës të trurit të saj 43 vjeçja e postoi në rrjetin social Instagram.

“Sa ‘cool’ është kjo gjë. Prenuvo ka bërë një skulpturë të trurit tim. Ky është si truri im i vërtetë. Një dhuratë ‘cool’ për Krishtlindje”, ka shkruar ajo në postim.

Kim në postime të tjera ka shfaqur imazhet e trurit të saj duke treguar se po ndjehet shumë falënderuese që i është dhënë ta bëjë këtë lloj skanimi.

Gjatë muajit gusht, ylli kishte treguar se ka bërë skanime të të gjithë trupit për të parë se po shkon gjithçka mirë.
Mirëpo për këto postime ajo mori shumë kritika nga fansat duke i thënë Kimit se këto lloj skanimesh janë shumë të kushtueshme dhe jo gjithkush mund të ketë mundësi t’i bëjë.

“Kim, kjo është për njerëzit e pasur. Ka njerëz që nuk mund ta përballojnë as koston e ushqimit tani”, pati shkruar një ndjekës.

“Ndoshta është më mirë t’i dhuroni disa nga milionat tuaj për t’i skanuar njerëzit që s’kanë mundësi”, pati shkruar një tjetër.

You may also like