Kim Kardashian mahnit me veshjen e saj

by admin
Spread the love

Gjatë pjesëmarrjes në shfaqjen e Saturday Night Live, Kim Kardashian u pa e veshur me një pallto të stilit unik. Kim bëri që të ishte në qendër të vëmendjes dhe të sigurohej që të gjithë t’i kishin sytë nga ajo me look-un e saj.

Ylli i Keeping Up With The Kardashians, zgjodhi që të vishej e gjitha me ngjyrë rozë . Palltoja rozë ishte me mëngë të fryra me pupla që shkonte deri në fund të këmbëve.

Kimit të cilës iu bashkuan Kris Jenner, Khloe Kardashian dhe Scott Disick e përfundoi pamjen e saj me një palë vathë diamanti verbues. Page Six raportoi ekskluzivisht se Kanye Ëest, e ka ndihmuar atë që të përgatitej për shfaqjen.

Kim ishte nervoze për shfaqjen. Ishte një sfidë e madhe, por ajo ishte e vendosur të kishte sukses, tha burimi.

Kanye e ka këshilluar në heshtje për performancën e saj, monologun e saj hapës, madje edhe kostumet e saj për shfaqjen.

You may also like