Kim Jong Un me tren të blinduar drejt Rusisë! Moska konfirmon vizitën

by admin
Spread the love

Kremlini ka konfirmuar vizitën e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Rusi, me qëllim takimin me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për Penianin, duket kanë rënë në veshin e shurdër të liderit koreano-verior Kim Jong Un i cili raportohet të ketë nisur me trenin e tij të blinduar udhëtimin drejt Vladivostokut, kur pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Me ftesë të presidentit rus Vladimir Putin, Kryetari i Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Kim Jong Un, do të bëjë një vizitë zyrtare në Federatën Ruse në ditët në vijim”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.

Më herët Vladimir Putin mbërriti në Vladivostok – një vend i mundshëm për takimin me liderin e Koresë së Veriut. As Moska dhe Pheniani nuk konfirmuan menjëherë një plan të saktë për vizitën, por ka të ngjarë që takimi të bëhet të mërkurën ose para të mërkurës.


Top Channel

You may also like