Kim Jong Un i mburret Sergei Shoigu me dronët dhe raketat në paradën ushtarake, para se t’i tregojë portretet e Putin (fotot)

by admin
Spread the love

Zyrtarë të lartë rusë e kinezë qëndronin dje krah për krah duke ndjekur paradën ushtarake të Koresë së Veriut teksa Kim Jong Un mburrej me raketat dhe dronët që parakalonin në bulevardin e Penian, shkruanin sot mediat koreano-veriore.

Parada e mbrëmjes së të enjtes për 70-vjetorin e armëpushimit të Luftës Koreane më 27 korrik 1953 – celebrohet në Korenë e Veriut si ‘Dita e Fitores’.

Minsitri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ishte zyrtari më i lartë i Moskës që merrte pjesë në një paradë të tillë në Penian që prej vitit 1991 teksa edhe delegacioni i lartë kinez ishte i pari në vend prej disa vitesh.

Kim, Shoigu dhe anëtarët e byrosë politike kineze qeshnin dhe përshëndesnin teksa trupat e armatimet parakalonin në rrugën poshtë podiumit.

Mediat vendase tregonin sesi më vonë Kim shoqëronte Shoigu në një vizitë në një ndërtesë me portrete të Vladimir Putin.

Në paradë përfshiheshin raketat e fundit koreanë Hwasong-17 e Hwasong-18 sipas rrjetit shtetëror KCNA, që sipas Penianit mund të godasin kudo në botë.

Eventi u shoqërua me një fluturim në formacion të avionëve e dronëve të zbulimit, tha agjencia vendase KCNA.

Kim mbajti më pas një drekë e pritje për Shoigu, ku liderët koreano-veriorë u zotuan për besnikëri e solidaritet ndaj popullit dhe ushtrisë ruse.

Çuditërisht një portret i Putin shihej në një korridor ku ecnin Kim e Shoigu, ku fytyra e liderit rus shihej përballë një portreti të diktatorit korean.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel tha dje se SHBA është  shumë e shqetësuar për lidhjet mes Moskës e Penianit.

Ministri i mbrojtjes së Putin besohet se ka nënshkruar marrëveshje të fshehta armatimesh gjatë qëndrimit në Penian.

Vizita e Shoigut konsiderohet si një mbështetje e paprecedentë ndaj diktatorit 39-vjeçar.


Top Channel

You may also like